Lajme

Peci shkarkon Pantoviqin nga detyra e nënkryetares së Zveçanit: I tejkaloi kompetencat

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Slagjana Pantoviq.

Peci ka thënë se këtë vendim e ka marrë për shkak të mospërmbushjes së detyrave nga ajo.

“Sot kam vendosur që ta shkarkoj nga detyra nënkryetaren e komunës, zonjën Sladjana Pantovic. Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës”, ka shkruar Peci në Facebook.

Lexo më shumë  Euro prek një tjetër minimum historik në Shqipëri

Pantoviq pati konkurruar edhe vetë për kryetare të komunës.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  “Zonjat e Rilindjes” të tronditura për gjuhën e urrejtjes, por harrojnë të shohin se si po e mbjell Edi Rama