Bota

Ushtria ruse sulmoi me raketë pallatin në Lviv. Thellohet bilanci i viktimave, shkon në 10 numri i të vdekurve

Ka shkuar në 7 numri i personave që u vranë në një sulm me raketë në Lviv të Ukrainës perëndimore. Mësohet se një raketë ruse goditi një ndërtesë apartamentesh katërkatëshe, ku çatia dhe kati i sipërm i ndërtesës u shkatërruar në “sulmin më të keq ndaj infrastrukturës civile të Lviv që nga fillimi i luftës”, tha Andrii Sandovii, kryebashkiak i qytetit larg vijës së frontit dhe 70 kilometra nga Polonia.

Lexo më shumë  BE-ja ndihmon Ukrainën me 18.1 miliardë euro – para nga fitimet e aseteve të ngrira ruse

Ai shpalli dy ditë zie në nderim të viktimave.

“Ne me siguri do t’i japim përgjigje armikut”, tha dje presidenti ukrainas Zelensky në Telegram. Guvernatori i qarkut Maksim Kozytsky tha se dy trupa u nxorën nga rrënojat e ndërtesës mbrëmë vonë. Mes të vdekurve është një 32-vjeçare dhe nëna e saj 60-vjeçare.

Gjithashtu, shërbimi i reagimit emergjent bëri të ditur se të lënduarit kanë arritur në 36, ndërsa shtatë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia sulmoi Lviv me raketa Kalibr, të cilat u lëshuan nga Deti i Zi, duke shtuar se shtatë nga dhjetë prej tyre u rrëzuan.

Rruga Press

YouTube player