Bota

Lukashenko thotë se Prigozhini është kthyer në Rusi

Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, tha se shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, më nuk gjendet në Bjellorusi.

Lukashenko kishte ndërmjetësuar një marrëveshje që i dha fund rebelimit të armatosur në Rusi më 24 qershor. Tre ditë më vonë, lideri bjellorus tha se Prigozhin gjendej në Bjellorusi.

Mercenarët e Wagner-it për një kohë të shkurtër morën kontrollin e qytetit rus, Rostov-mbi-Don, dhe më pas marshuan drejt Moskës. Por, ata u ndalën pak para se të arrinin në kryeqytetin rus, pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Lukashenka.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se mercenarët e Wagner-it, që nuk morën pjesë në rebelim, mund të shkojnë në Bjellorusi ose t’i bashkohen ushtrisë së rregullt ruse.

Lexo më shumë  Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën – 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Lukashenko u tha gazetarëve të enjten se “sa i përket Prigozhinit, ai gjendet në Shën Petersburg. Ai nuk është në territorin e Bjellorusisë”.

Një avion, që është i lidhur me biznesin e Prigozhinit, u largua nga Shën Petersburgu dhe u nis drejt Moskës të mërkurën, ndërkaq të enjten ky avion po fluturonte në jug të Rusisë. Kështu bëhet e ditur sipas gjurmimit të të dhënave të fluturimeve, por ende nuk është e qartë nëse shefi i Wagner-it ndodhej në bordin e këtij avioni.
Lukashenko tha se oferta që i ka bërë Wagner-it që të stacionojë disa nga luftëtarët e tij në Bjellorusi –paralajmërim që ka alarmuar shtetet fqinje të NATO-s – ende qëndron.

Lexo më shumë  Kryeministri polak thotë se Polonia do të ndërtojë fortifikata në kufirin lindor

Ai tha se nuk sheh ndonjë rrezik për Bjellorusinë dhe se nuk beson që luftëtarët e Wagner-it do të luftonin kundër shtetit të tij.Javën e kaluar, Lukashnka tha se gjatë ndërmjetësimit të marrëveshjes – që i dha fund rebelimit – ai e kishte bindur Putinin që të “mos e zhdukte” Prigozhinin.

Megjithatë, ka shumë të panjohura për marrëveshjen që ndërmjetësoi Lukashenka dhe nëse e njëjta po zbatohet, ashtu siç palët janë pajtuar./ REL

Rruga Press

YouTube player