Lajme

Zëvendëskryetarja e Komunës së Zveçanit takohet me Kurtin

Zëvendëskryetarja e Komunës së Zveçanit, Slagjana Pantoviq, të mërkurën është pritur në një takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Pantoviq thotë se në këtë takim është diskutuar për projektet dhe investimet e ardhshme në komunën e Zveçanit, “të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për komunën dhe qytetarët tanë në këtë kohë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe autoriteteve qendrore në Prishtinë”.

“Në pritjen e kryeministrit Albin Kurti biseduam për projektet dhe investimet e ardhshme në komunën e Zveçanit, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për komunën tonë dhe qytetarët në këtë moment, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes komunës dhe pushtetit qendror në Prishtinë. Një nga temat kryesore të diskutimit ishte për problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e komunës sonë si papunësia, rastet sociale, ndihma për fermerët e shumë të tjera”, shkroi ajo.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Dëshiroj të falënderoj kryeministrin që ka shprehur gatishmërinë dhe dëshirën e tij të plotë për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të komunës së Zveçanit dhe për të takuar dhe ndihmuar qytetarët në çdo mënyrë, sepse për të shtypur pasionet dhe trazirat duhet të ketë bashkëpunim të ndërsjellë, besim dhe ndihmë, sepse pa besim dhe bashkëpunim nuk mund të bëhet asgjë, pavarësisht faktit, ne shkojmë në dëm të vetes dhe kjo nuk është në interesin tonë”, shtoi më tej ajo.

Sllagjana Pantoviq është emëruar nënkryetare e Komunës së Zveçanit rreth një javë më parë.

Vendimi është nënshkruar nga kryetari i kësaj komune, Ilir Peci.

Pantoviq, sipas vendimit, funksionin do ta kryejë deri në përfundim të mandatit të kryetarit të komunës.

Rruga Press

YouTube player