Lajme

Shtrenjtohen produktet, si po përkeqësohet blegtoria në Shqipëri

Qumështi, mishi dhe drithërat janë prodhimet bujqësore dhe blegtorale që u shtrenjtuan më shumë gjatë vitit të shkuar, dhe për një pjesë nuk është ndalur ende.

Sipas indeksit zyrtar të INSTAT, një litër qumësht lope u shit gati 50% më shtrenjtë se në vitin 2021, ndjekur nga një rritje me 22% e mishit të viçit.

Sipas përfaqësuesit të Unionit Tregtar Agro-ushqimor, Theodhor Kristuli, kjo situatë është rezultat i një krize të vazhdueshme që ka detyruar shumë fermerë dhe blegtorë të mbyllin bizneset ose të largohen nga vendi:

“Përsa i përket sektorit bujqësor dhe blegtoral ka qenë një gjë e pritshme se ajo periudhë e vitit 2022 karakterizohej nga çmime shumë të larta të karburanteve, fuqisë punëtore, plehrave kimik.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Detyrimisht kjo do çoj në rritje të çmime nga 10-20% sipas sektorëve. Në dijeninë tonë një pjesë e madhe e blegtorëve 45-55% shkojnë punojnë për grekun, italianin por jo për shqiptarin. Te qumështi fermerët u goditën që në ushqimin e kafshëve”.

Kristuli sheh si zgjidhje vetëm rritjen e subvencionimit nga ana e shtetit, që aktualisht është shumë e ulët dhe në disa raste ende e pashpërndarë: “Duhej një subvencionim më i mirë nga ana e shteti.

Të paktën t’i afroheshim komshinjve tanë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë. Në të kundërt ne kemi pasur pak financim, për të thënë që një pjesë shumë e mirë nuk e ka marrë financimin. Në të gjithë botën degën e ushqimeve bujqësore financohen ndjeshëm nga shteti, ndërsa tek ne u tha që do u jepej prodhuesve të drithit 30 mijë lekë të reja për një hektarë, në dijeninë time ata nuk kanë marrë lekët”.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Blegtoria është sektori që po vuan më shumë në vend për shkak të rënies së ndjeshme të numrit të krerëve. Ndërkohë, situata e importit duket në momentet më të mira për shkak se po favorizohet nga kursi i këmbimit, duke e bërë shpesh më të leverdisshme për tregtarët t’i blejnë këto produkte nga jashtë. /A2/

Rruga Press

YouTube player