Bota

Rebelimi kundër Putinit, paralajmëron kreu i Wagner: Do të kthehemi shumë shpejt në front të luftës

Kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin është zotuar se do të kthehet së shpejti në front të luftës.

Ai është zotuar se luftëtarët e tij së shpejti do të dalin me fitore të reja.

“Marshi ynë i drejtësisë kishte për qëllim luftimin e tradhtarëve dhe mobilizimin e shoqërisë. Unë mendoj se ne ia dolëm mbanë. Në të ardhmen e afërt, jam i sigurt se do të shihni fitoret tona të radhës në front”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

Megjithatë Prigozhin nuk dha asnjë informacion rreth planeve të mëtejshme, apo të dhëna për vendndodhjen e tij. Ndërkohë mediat shtetërore ruse dikur  e përshëndesnin suksesin ushtarak të Wagner në Ukrainën lindore.

Imazhet satelitore sugjerojnë se një bazë e re për grupin mund të jetë në ndërtim e sipër pranë Minskut, qyteti ku dyshohet se luftëtarët e tij mund të vendosen në Ukrainën veriore.

Lexo më shumë  Gjykata e Hagës shpall në kërkim ndërkombëtar Netanyahun

Kievi tha se mercenarët e Wagner nuk po luftonin më, por zyrtarë bënë me dije se disa mbetën brenda Ukrainës, duke përfshirë bazën e tyre në rajonin lindor të Luhanskut.

“Ata po tërhiqen gradualisht,” tha Andriy Yusov, një zëdhënës i inteligjencës ushtarake ukrainase.

Rruga Press

YouTube player