Lajme

Kryeministri i Luksemburgut: Nuk do të ketë fitues nëse ka konflikte

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel derisa ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se nuk do të ketë fitues në fund nëse do të ketë konflikt.

Ai ka deklaruar në konferencën pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeministrin e Norvegjisë, se Luksemburgu dëshiron të ndihmojë dhe t’i dëgjojë palët.

Ka shtuar se nevojitet dialog i hapur mes Kosovës dhe Serbisë.

Bettel ka thënë se stabiliteti është i rëndësishëm për të gjithë, duke porositur që palët duhet t’i përmbahen udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Kur është planifikuar ky udhëtim nuk e kemi ditur që do të ketë tensione. Ne tentojmë të ndërtojmë ura. Ne dje ishim në Beograd dhe sot jemi në Prishtinë. Është e rëndësishme për ne që e dimë që ka udhërrëfyes për dialog e ai është (emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi v.j.) Lajçaku. Ne duhet të largojmë çdo mundësi për kriza të mundshme të cilat më së shumti i vuan populli. Ju mund të llogarisni në ne. Për ne është e rëndësishme të besojmë në punën e lehtësuesve të BE-së. Është mirë të ketë dialog të hapur. Ne do të takohemi me OJQ-të”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ka shtuar se Kosova është pjesë e familjes evropiane.

Ai e ka mbyllur fjalimin duke deklaruar se “ne si politikanë marrim vendime, por populli i vuan pasojat”.

Rruga Press

YouTube player