Kurti pret në takim homologët nga Holanda e Luksemburgu
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Ata janë pritur nga Kurti në ndërtesën e Qeverisë.
Fokus i bisedës mes tjerash pritet të jetë situata në veriun e Kosovës.
Pas takimit është paralajmëruar konferencë për media.
Rruga Press