Woelk: Mbështetja e autokratëve në Ballkanin Perëndimor nuk është mënyra e duhur
Shkruan Federica Woelk, Asistente e Akredituar e Parlamentit Evropian
Dodiku ndërmori hapa konkretë për shkëputjen ligjore në Bosnjë dhe Hercegovinë. Përfaqësuesi i lartë për Bosnjën dhe Hercegovinën, Christian Schmidt shfuqizoi dy ligjet dhe amendoi Kodin Penal me qëllim që të ketë sanksione konkrete për ata që minojnë në mënyrë aktive Marrëveshjen e Dejtonit.
Reagimi i BE-së nuk ka qenë mjaft i fortë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesave të BE-së, duke nënvizuar se dhuna serbe në Kosovë duhet të marrë fund. BE-ja vendosi sanksione ndaj Kosovës, duke deklaruar se nuk iu përgjigj pozitivisht kërkesave të saj. Por nuk i imponoi asgjë Serbisë.
Ky lloj ndëshkimi i njëanshëm do të ketë vetëm efektin e kundërt të dëshiruar nga BE-ja dhe do të rrisë tensionet dhe do të sjellë një situatë shpërthyese.
BE-ja dhe SHBA-ja duhet të kenë një strategji konkrete në Ballkanin Perëndimor, duke marrë megjithatë parasysh historinë dhe sfondin e vendeve. Rritja e tensioneve dhe mbështetja e autokratëve nuk është mënyra e duhur.
Rruga Press