Lajme

Certifikohen pjesëtarë të FSK-së, në Artileri dhe Xhenio Luftarake

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar për certifikimin e pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në fushën e Artilerisë dhe Xhenios Luftarake.

Mehaj ka bërë të ditur se ky kurs ka qenë rezultat i përpjekjeve të përbashkëta me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).

Trajnimi funksional, i cili zgjati për një periudhë prej tre javësh, u zhvillua në Qendrën Stërvitore të Komandës së Forcave Tokësore të FARSH-it.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Siç ka njoftuar ai pjesëmarrës në trajnim ishin instruktorët e Artilerisë dhe Xhenios Luftarake të FARSH-it, të cilët u angazhuan për të ofruar trajnimin teorik dhe praktik për pjesëtarët e FSK-së.

“FSK çdo ditë e më shumë po ngritë kapacitetet e saj profesionale dhe operacionale, për të përmbushur në përpikmëri misionin e saj kushtetues”, ka thënë Mehaj.

Ceremonia e certifikimit u mbajt me rastin e përfundimit të trajnimit, dhe në të morën pjesë personalitete të rëndësishme si shefi i Shtabit të Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, atasheu i Republikës së Kosovës në Shqipëri, si dhe instruktorë, oficerë dhe nën-oficer të FARSH-it.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Rruga Press

YouTube player