Kusari-Lila pyet Ramën: Çfarë hapi për deeskalim të bëjë Kosova, të ndalë sundimin e ligjit?
Mimoza Kusari-lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka pyetur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se çfarë hapi duhet të bëjë Kosova për ta de-eskaluar situatën në Veri.
Ajo ka thënë gjatë një interviste për Euronews Albania se “Kosova nuk mund ta ndalë sundimin e ligjit“.
Kusari-Lila, ka vlerësuar vendimin e Ramës për mbylljen e projektit të Ballkanit të Hapur.
Por ajo thotë se Kosova nuk po bën asnjë veprim që e destabilizon Veriun.
”Mua më intereson cili është parimi i këtyre kritikave, e lexova deklaratën e kryeminsitrit Rama që thuhej që Kosova nuk po bën hapa për de-eskalim. Cili është hapi që Kosova duhet të bëjë për de-eskalim, ta ndalë sundimin e ligjit, të ndikojë Qeveria jashtëligjshëm që kryetarët të dorëhiqen – ata mund të tërhiqen në rast se hidhen nënshkrimet prej 20% të qytetarëve që kanë të drejtë vote“, ka deklaruar Kusari-Lila.
Më tutje, ajo ka thënë se kryetarët shqiptarë në Veri mund të japin dorëheqje vetëm nëse e vlersojnë si veprim të duhur, duke nënkuptuar se nuk do të ketë presione politike mbi ta.
”Dorëheqja është akt që bëhet në vlerësimin e tyre, nuk është që dorëheqja mund të vije si presion politik“, ka deklaruar ajo.
Rruga Press