Lajme

Pula: Kosova nuk ka abuzuar me parimet universale të demokracisë

Shkruan Shqiprim Pula

Qeveria e Republikës së Kosovës, në asnjë rrethanë nuk ka kërcënuar paqen; nuk ka shkelur të drejtat e njeriut apo pakicave; nuk ka abuzuar me parimet universale të demokracisë; e për më tepër ka respektuar shtetin e së drejtës; të gjithë këto si parime bazë mbi të cilat është ndërtuar Unioni Europian nga shtetet anëtare të saj. E nëse UE-ja vendos për masa ose sanksione ndaj Kosovës do të jenë goditje jo vetëm ndaj shtetit por edhe qytetarëve të saj.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Megjithatë, nuk është asgjë risi, ngase në rajonin tonë kemi dy vende që janë nën masa të Brukselit, Mali i Zi dhe Serbia.

Por, masat apo sanksionet, nëse do të vendosen do të ndikojnë në ngadalësimin e rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit në strukturat EuroAtlantike.

Rruga Press

YouTube player