Eurodeputeti austriak kritikon masat e BE-së për Kosovën: Po injorohet që provokimet erdhën nga Vuçiqi
Kreu i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Andreas Schieder, ka reaguar për masat e planifikuara të BE-së kundër Kosovës.
Ai thotë se ato janë të gabuara dhe se po injorohet fakti se provokimet erdhën nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
“Masat e njëanshme ndëshkuese ndaj Kosovës të parapara nga Komisioni i Evropian janë të gabuara. Ata injorojnë atë se provokimet erdhën nga Vuçiqi i Serbisë. Nuk është e pranueshme të heshtësh për Serbinë ndërkohë që vetëm Kosova bëhet përgjegjëse për de-përshkallëzimin. Një proces serioz i dialogut duhet të ndërmarrë masa të qarta ndaj Serbisë”.
It is not acceptable to remain silent about Serbia while Kosovo alone is made responsible for de-escalation. A serious dialogue process must take clear measures towards Serbia. #kosovo #eu (2)
— Andreas Schieder (@SCHIEDER) June 29, 2023
Rruga Press