Lajme

Konfiskohen armë e targa të Novi Pazarit në Mitrovicë të Veriut, i dyshuari shoqërohet në polici

Një veturë e dyshimtë është hasur në rrugën e njohur si “Tre Rrokaqiejtë” për keqpërdorim të targave.

Pas identifikimit dhe kontrollit që është bërë nga njësitet policore, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

Zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani e ka konfirmuar se një i dyshuar është shoqëruar në polici për intervistim.

Lexo më shumë  Autobusë që lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës, Hysen Durmishi jep detajet

Ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është konfiskuar arma dhe targat.

Rruga Press

YouTube player