Pezullohen 104 leje drejtimi në tre ditë, arrestohen 26 shoferë,
104 leje drejtimi janë pezulluar gjatë 72 orëve të fundit në vendin tonë dhe 16 shoferë janë arrestuar, për shpejtësi tej normave të lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt.
Gjithashtu janë vendosur 2345 masa administrative për parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit, mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.
Rastet janë konstatuara nëpërmjet mjeteve inteligjente, dronëve, kamerave, radarëve automatikë dhe patrullave të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, të qarkullimit me shpejtësi deri në 184 km/h në Bypass-in e Fierit dhe deri 156 km/h në Rrugën e Kombit (qarkullonte me 184 km/h një shtetas nga Bosnja dhe Hercegovina; qarkullonin me 156 km/h shtetas kosovarë), të parakalimeve të gabuara, të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të automjetit, të mosvendosjes së rripit të sigurimit, si dhe të shkeljeve të tjera që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.
Policia e Shtetit apelon edhe një herë për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve:
Zbatoni me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, mos kryeni parakalime të gabuara, mos qarkulloni me shpejtësi mbi normat e lejuara, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të automjetit, mos kryeni manovra të rrezikshme në rrugë, mos drejtoni automjetet nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe vendosin kaskën mbrojtëse kur drejtoni një motomjet!
Rruga Press