Bota

Biden: Kina ka probleme të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se Kina ka probleme të mëdha, por pa e elaboruar se për çka bëhet fjalë, sipas një grupi të gazetarëve që përcjellin ngjarjet në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Telegraph.

Grupi i gazetarëve citoi fragmente nga fjalimi i Bidenit në një mbledhje fondesh për fushatën, më pas presidenti i SHBA-së vazhdoi të fliste për Kinën, duke thënë se ka “probleme të mëdha”. Por ka shtuar se nuk do të japë detaje të tjera.

Lexo më shumë  Në fjalimin e fundit si president Biden thotë se tani oligarkia “do të marri formë” në SHBA

Edhe në të kaluarën, Biden ka folur për “problemet e mëdha të Kinës”. Më herët, ai ka thënë se bëhet fjalë për probleme të natyrës ekonomike.

Megjithatë, presidenti i SHBA-së ka deklaruar se nuk do një konflikt me shtetin aziatik.

Rruga Press

YouTube player