Lajme

​Serbët provokojnë gjatë festimit të “Vidovdanit”

Me mbishkrime dhe këngë nacionaliste për Kosovën po festohet “Vidovdani” në Manastirin e Graçanicës.

Në bluzat e shumë të rinjve serb shihen mbishkrimet provokuese “Nuk e japim djepin e Serbisë“, derisa edhe këndonin për Kosovën.

Ndryshe nga e kaluara, kësaj radhe Policia e Kosovës nuk po kontrollon serbët për mbishkrimet e tyre nacionaliste, që në manifestimet në Gazimestan konsideroheshin provokuese.

Lexo më shumë  Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, rritet çmimi i biletës së udhëtimit për në juglindje

Krahas numrit të madh të Policisë së Kosovës, të pranishëm në Graçanicë janë edhe EULEX dhe KFOR.

Aktualish në Manastirin në Graçanicë ka filluar liturgjia e parë për “Vidovdanin”.

Rruga Press

YouTube player