KryesoreLajme

Haxhiu për Asociacionin: Ata që votuan e kritikojnë sot, do të ishte mirë që kritikës t’i paraprijë kërkim falja

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka publikuar disa nga emrat që kanë votuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe më 2013.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këtë trashëgimi të së kaluarës, qeveria tani më po e adreson me marrëveshjen e re e cila në qendër ka njohjen reciproke de facto, marrëdhëniet dhe të drejtat reciproke.

Sipas saj, ata që e kanë votuar këtë marrëveshje, do të ishte mirë që në vend të kritikës të paraprinin me pendim e kërkim falje, pasi siç thotë ajo asisoj do të kuptohej sinqeriteti në kritikë e besimi në angazhim.

“Këtë trashëgimi të së kaluarës që na e lanë pas, po e adresojmë me marrëveshjen e re e cila në qendër ka njohjen reciproke de facto, marrëdhëniet dhe të drejtat reciproke. Disa nga emrat që e kanë votuar Asociacionin/Zajednicën para 10 viteve e kritikojnë atë sot, por do të ishte mirë që kritikës t’i paraprijë pendimi e kërkim falja. Asisoj do të kuptohej sinqeriteti në kritikë e besimi në angazhim”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu ka theksuar se para një dekade “na u soll në parlament për votim “Marrëveshja e parë e parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë” e cila u pat nënshkruar më 19 prill 2013 nga ish kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq. Marrëveshja vetëm në titull e kishte normalizimin pasi në qendër e në përmbajtje e kishte themelimin e Asociacionit një-etnik të komunave me shumicë Serbe. Gjashtë nenet e para të kësaj marrëveshjeje ishin vetëm për Asociacionin/Zajednicën i cili përmendej gjithsej 9 herë në 15 nene”.

Lexo më shumë  Operacioni “Milioni”, publikohen pamje nga arrestimi i 6 personave që përfituan një milion euro nga fajdet

Në prezantimin e saj në Kuvend, siç thekson Haxhiu “fjala kyçe ishte marrëveshje që sjell integrim. Integrime euroatlantike, integrim në familjen evropiane, përshpejtim të procesit të heqjes së regjimit të vizave, si dhe shuarjen dhe integrimin e strukturave paralele serbe në kuadër të institucioneve të Kosovës”.

“Karakterin një-etnik, delegimin kundër-kushtetutes të kompetencave ekzekutive dhe krijimin e një shtrese të tretë të pushtetit të qeverisjes që e mëtonte kjo marrëveshje e parimeve, gjykata do t’i gjente në shkelje të kushtetutës dy vite më vonë kur kësaj marrëveshje ju sqaruan e zhvilluan kompetencat me marrëveshjen Mustafa-Vuçiq më 25 gusht të vitit 2015. Strukturat paralele ilegale nga shërbimet e BIA-s, “Mbrojta Civile” dhe “Rojat e Urës”, në vend të shpërbërjes u rehabilituan në institucione të Kosovës. Pasi nuk u shpërbënë, ato kurrë nuk u integruan. Sot, dhjetë vite pas, përveçse ilegale kryejnë edhe vepra terroriste e kriminale siç e pamë me 29 maj të këtij viti në Zveçan si dhe me aktin terrorist që u parandalua para katër ditësh po ashtu në Zveçan. Nga kjo marrëveshje, Kosova përfitoi Asociacionin/Zajednicën kurse Serbia integrimin, pra po sillnin bosnjëzim për Kosovën e evropianizim për Serbinë. Vetëm një ditë pas votimit në Kuvendin e Kosovës, pra më 28 qershor 2013, Këshilli Evropian miraton rekomandimin e Komisionit për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE për Serbinë e cila deri në dhjetor të vitit 2021 ka hapur 22 nga 35 kapitujt”, ka vijuar Haxhiu.

Lexo më shumë  Shumë trafik?! Në rrugët e Shqipërisë u shtuan 71 mijë automjete në 9 muaj

Ajo ka thënë se e kanë kundërshtuar nënshkrimin e marrëveshjes për Asociacionin, e më pas sjelljen për votim në Kuvend.

“E patëm kundërshtuar fort nënshkrimin e marrëveshjes për Asociacionin/Zajednicën e më pas sjelljen për votim në Kuvend dhe u munduam shumë që ta ndalim votimin e saj, por aq mund të bënim nga ulëset e opozitës”.

Sipas saj, gabimin që e bënë ata që e nënshkruan, e dyfishuan kur e sollën në Kuvend për ta votuar e ratifikuar teksa ka theksuar se më shumë se 2/3 e problemeve që i janë tani në dialog me Serbinë vijnë nga ky votim me mbi 2/3 në Kuvendin e Republikës para fiks një dekade.

Rruga Press

YouTube player