Bota

Kryeministri britanik pranon të vetë-izolohet mbas polemikave

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe ministri i financave Rishi Sunak do të vetë-izolohen në përputhje me udhëzimet kombëtare, duke braktisur skemëm pilot të kritikuar ashpër që do t’u lejonte atyre të vazhdonin punën.

“Ai nuk do të marrë pjesë në testimin e skemës pilot”, tha një zëdhënës nga zyra e Johnson.

Lexo më shumë  Kryeministri hungarez, Magyar: Ballkani sa më parë në BE, para se ta humbim kredibilitetin para atyre vendeve

“Ai do të vazhdojë të zhvillojë takime me ministrat në distancë. Kancelari (Sunak) gjithashtu është kontaktuar dhe gjithashtu do të izolohet, siç edhe kërkohet. “

Në Britaninë e Madhe është menduar një skemë e atillë e menaxhimit të karantinimit, e cila personave të caktuar u lejon vazhdimin e punëve të përditshme, me kufizime dhe masa të ulta, të cilat akoma nuk janë të shpallura plotësisht dhe që e gjitha është në fazën e “eksperimentimit”.

Lexo më shumë  Letonia lëshon një paralajmërim për qytetarët pasi zbuloi një dron në hapësirën e saj ajrore

Ky propozim ka shkaktuar shumë reagime në Britani, shumica prej të cilëve janë reagime negative.

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *