Bota

Moldavia: Rusët po kërcënojnë të sulmojnë urën tonë, kjo është e papranueshme

Ministria e Punëve të Jashtme të Moldavisë njoftoi në Twitter: “Moldavia dënon fuqishëm kërcënimet e përfaqësuesit rus në pjesën e okupuar të Ukrainës për të sulmuar urën midis Moldavisë dhe Rumanisë. Kjo nuk është e pranueshme.”

Moldavia, një ish-republikë sovjetike me 2.6 milionë banorë që kufizohet me Ukrainën dhe Rumaninë, i është dashur të përballet me një numër të madh refugjatësh, inflacion në rritje, ndërprerje të energjisë elektrike dhe paqëndrueshmëri në rajonin separatist të Transnistrisë, i cili kontrollohet nga separatistët rusë, që nga fillimi i pushtimi rus i Ukrainës.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion radari në Rusi

Vitin e kaluar, Rusia mohoi se donte të ndërhynte në Moldavi, pasi autoritetet në Transnistria thanë se kishin qenë objektiv i një sërë sulmesh, shkruan The Guardian.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Moldavia vazhdimisht ka paralajmëruar, se Rusia mund të synojë të krijojë trazira në këtë vend.

Madje për këtë edhe zyrtarët më të lartë të shtetit kanë bërë thirrje për vëmendje, dhe të punohet ngushtë me aleatët që të parandalohet ndikimi rus.

Lexo më shumë  Shefi i shërbimit sekret britanik paralajmëron: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Evropë

Rruga Press

YouTube player