Lajme

Murati: E kemi gati Ligjin për skemat pensionale, do t’u njihet kontributi i punëtorëve të viteve ‘90

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se e kanë gati Ligjin për skemat pensionale ku do t’u njihet edhe kontributi i punëtorëve të larguar nga puna në vitet 1990.

Duke raportuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Murati ka thënë se e kanë pranuar aktgjykimin e Kushtetueses për këtë çështje, e cila kërkuar se plotësimi/ndryshimi i Ligjit të jetë gati jo më larg se 15 korriku.

“Aktgjykimin në fjalë e kemi pranuar edhe ne. Normalisht që kemi filluar punën për të adresuar shqetësimet dhe konstatimet. Koha ka qenë shumë e shkurtër, nuk është se ka pasur ndonjë konsultë nga Gjykata sa i përket mundësive kohore dhe buxhetore. Ne e kemi shqyrtuar dhe jemi drejt finalizimit të draftit. Jemi duke e shqyrtuar edhe bashkë me departamentin e pensioneve. Bëhet fjalë për implikim të lartë buxhetor. Në njërën nga mbledhjet e Qeverisë do te miratohet si projektligj dhe pastaj është çështja e kapaciteteve zbatuese”, ka thënë Murati.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Ministri i Financave ka theksuar se gjatë këtij muaji plotësim/ndryshimi i Ligjit do të miratohet në Qeveri e më pas do të sillet në Kuvend.

“Më vjen mirë që Kushtetuesja ju ka detyruar, pasi ju nuk keni pranuar propozimin tonë. Pse ministër keni qenë kaq të ngurtë dhe të pësojë kjo kategori dhe te mos përfshihen në skema sociale. Nuk guxojmë që çdo ligj ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese për një kokëfortësi nga Qeveria. Ju e keni ditur që është diskriminues. Nuk guxojmë që vetëm Kushtetuesja te caktojë rregullat”, ka thënë Lekaj.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Megjithatë, Murati ka thënë se në aktgjykim thuhet se është dërguar nga Gjykata Supreme. Sipas ministrit, amendamenti i propozuar nga AAK-ja ka paraparë 4 mijë persona, ndërsa sipas tij, me këtë ndryshim do të përfitojnë 100 mijë persona.

“Amendamentin që keni propozuar nuk trajton kërkesat e Kushtetueses për të eliminuar të gjitha diskriminimet për të gjithë kategoritë”, ka thënë Murati.

Rruga Press

YouTube player