Opinion/Aktualitet

Rrethi vicioz i injorancës

Shkruan Sokol Kolgjini

Konstatimi se strukturat shtetnore janë mbushe me injorantë dhe kriminela asht i kahershëm, ama analiza PSE ka ndodhè ky fenomen, mendoj se asht e mangët.

Nëse duem me e mprehë pak vemendjen dhe me pa se kush janë njerezit në poste publike ose kandidatë për to, do vemë re se shumica e tyne kanë dy të përbashketa:

• nivel minimal dije,

pasuni, logjikisht të pajustifikueshme.

Veç konstatimit, tash na lindin dy pyetje:

– pse këto kategori njerezish janë të gatshem ti ofrohen pushtetit?

– pse pushteti i ofron pikërisht këta e jo meritorët?

Le të përpiqemi shkurtimisht me u përgjigjë, gjithmonë sipas mendimit tone.

Niveli minimal i dijes, e thanun ndryshe, injoranca, i ban këta “trima” që mos me ju trembë pushtetit. Këta nuk e dinë se pushteti jo veç se të konsumon, por edhe të “han”. Kta nuk e konceptojnë pushtetin si pune, si detyrë, angazhim, sakrificë, etj, por e mendojnë si privilegj e biles edhe si pasuni që u ra në hise ose në pronë të tyne. Me kët mendim, këta luten që t’u bjere ndonjë copë pushtet në dorë, nenkupto në hise të pronës së tyne, e kështu të bajnë ça të munden me të, të përfitojnë sa ma shum prej tij e të mos e dorzojnë kurr, sepse mendojnë se asht pronë e tyne. Këta e kuptojnë pushtetin me vonesë, ose kur asht vonë.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Arroganca që këta shfaqin asht veçse kamuflazhi që fsheh injorancën e tyne.

Pushteti ka nevojë për këta individë. E kush tjetër përdoret ma mirë e ma lehtë se këta. Paraprakisht pushteti i evidenton këta, i korrupton dhe u mban peng dokumentat e korrupsionit (ose videot), i stimulon me fonde publike, tendera e PPP dhe kur i nevoiten, u propozon edhe postin në pushtet. Injoranti, duke mos e kuptue kët skemë, vrapon pas pushtetit dhe nuk e kupton se ky asht fillimi i fundit të tij. Tashma pushteti fillon me ja marrë edhe paret që ia ka dhanë me tendera duke i thanë se duhet me fitue vota prandaj shko dhe bane fushatën vetë, fitoi votat ose blejë ato. Ne të kemi stimulue dhe të kemi dhanë pare tenderash.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Nëse ai heziton, kërcënohet me dosjen e korrupsionit që vetë pushteti e ka zhytë në të. Ai detyrohet me ba atë që pushteti i kërkon. Së fundi, e pse jo? Pa pushtetin ai do ishte asgja. Pushteti e ngriti deri këtu e pushteti do ta mbaje ose fundose. Ai nuk asht vetja se injoranti nuk ka vetvete.

Kështu pushteti ka fitue një “kamikaz” ndërsa shoqnia një injorant në pushtet.

Meqë sistemi politik në Shqipni asht i tillë, i ndërtuem nga krejt krahët politik, at’here ne e përsërisim kët skemë dhe vazhdimisht ciklojmë injorantë në pushtet.

Kështu, ne kemi ndërtue një rreth vicioz në të cilin kemi ngecë dhe nuk po mundemi me dalë.

Ndonjë dashamir do pyeste: si të dalim prej këtu?

Rruga Press

YouTube player