Lajme

Abort sepse janë vajza/ Shqipëria renditet ndër vendet e para në Evropë

Shqipëria renditet ndër të parat vende në Europe dhe në vendin e 11-të në botë për abortin me bazë gjinore. Në Fier është çelur fushata  ndërgjegjësuese e titulluar” Tjetër herë me vajzë” me qëllim minimizimin e fenomenit shqetësues të ndërprerjes së shtatzanisë për shkak të gjinisë.

Preferenca e familjeve shqiptare ndaj djemve ka sjellë një disbalance shqetësuese mes djemve e vajzave në shoqëri sipas drejtueses së agjensise së kombeve të bashkuara për shëndetin dhe të drejtat seksuale e riprodhuese Manuela Bello

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Po organizojmë një fushatë të shtrirë në kohë për të sensibilizuar opinionin public. ky sensibilizim ka si qëllim reduktimin e numrit të aborteve dhe pse të shkojë në zero. Ky është një problem gjinor që ka në bazë problemin e të qenit femër”, ka thënë Bello.

Krahas fushatës që raporton shifra dhe të dhëna më tronditëse është ekspozita me histori vajzash të cilat nuk kanë ardhur në jetë për shkak se prindërit kanë vendosur ti abortojnë. Fotografja Kristina Culaj i ka sjellë mjeshtërish këto mesazhe prekëse përmes fotografisë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Aborti me bazë gjinore është dukuri e përhapur në disa vende të botës, ku fëmijët me gjini mashkullore vlerësohen më shumë se ato me gjini femërore.

Rruga Press

YouTube player