Lajme

Kurti: Qeveria po punon për krijimin e mundësive të barabarta për të gjitha komunitetet

Zyra për Çështje të Komuniteteve, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ka organizuar tryezë ku është diskutuar për sfidat dhe mundësitë për komunitetin ashkali.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se si Qeveri janë të përqendruar që të krijojnë një shoqëri me mundësi të barabarta. Ai shtoi se Qeveria po punon për krijimin e mundësive të barabarta, me fokus punësimin e shkollimin.

“Është kënaqësi që jemi së bashku e të flasim për mundësitë e komuniteti ashkali për sfidat dhe bashkëpunimet. Për të përparuar si shoqëri është e domosdoshme që përparimi të jetë për të gjithë qytetarët pa dallim. Me pakon për ringjallje ekonomike kemi ndihmuar mbi 800 mijë qytetarë. Qeveria po punon për krijimin e mundësive të barabarta, me fokus punësimin e shkollimin”, ka thënë ai. “Arsimin e lartë e kemi pa pagesë për të gjithë që t’i inkurajojmë që të mos ndalen te shkolla e mesme. Për t’i ndihmuar studentët romë, ashkali dhe egjiptianë kemi ndarë bursa 300 mijë euro, me bursa po i mbështesin studentë ashkali në Fakultetin e Edukimit. Zyra për çështje të komuniteteve ka mbështetur organizata dhe mediat e komuniteteve”.

Lexo më shumë  Kurti: Ansambli `Shota’ nuk ndaloi as nën aparteidin e regjimit të Serbisë

Ai ka thënë se po nga Zyra për komunitete ka thirrje të hapur për grande 300 mijë euro për organizata dhe 100 mijë për media.

“Gjatë këtyre muajve të fundit kam pasur takime të veçanta me komunitetin ashkali. Kemi shumë të arritura dhe na duhen më shumë rezultate. Do të kemi vështirësi e sfida, por me qëllim të mirë e më vullnet bashkë ia dalim”, tha ai.

Lexo më shumë  Vendoset gurthemeli i çerdhës në Bellanicë, investim prej 690 mijë euro

Deputeti nga radhët e komunitetit ashkali, Bekim Arifi, tha se kryeministri po e dëshmon që ky komunitet është i rëndësishëm për Kosovën.

“Falënderoj organizata që na kanë mundësuar këtë takim. Kryeministri vazhdimisht po e dëshmon që komuniteti ashakli është i rëndësishme për Kosovën me prezencën e tij në çdo event të organizuar. Sot kemi ardhur këtu më shumë të dëgjojmë nga ju ide se çka do të mund të bëjmë së bashku”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *