Lajme

Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarin e radhës për sulm ndaj gazetarëve

Policia e Kosovës njofton se kanë bërë arrestimin e radhës në veri. I dyshuari është në pranga dhe akuzohet për sulm ndaj gazrtarëvë gjatë vandalizimeve që kanë kryer bandat kriminale në veri. Njoftimi i plotë më poshtë:

Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarin e radhës për sulm ndaj gazetarëve

Prishtinë, më 19 qershor 2023

Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve.

Lexo më shumë  Nis takimi trepalësh për dinarin në Bruksel

Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës, do të vazhdojë për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.

Lexo më shumë  Gjendet armatim në Veri, Sveçla dhe drejtori i Policës mbajnë konferencë të jashtëzakonshme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *