Lajme

Kurti: Jemi bashkë me BE-në, SHBA-në dhe NATO-n, nuk duam zgjedhje tjetër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Prespës foli për qeverisjen e tij në Kosovës, e cila është një qeverisje  e mirë, një qeverisje social-demokratike, një kombinim të zhvillimit ekonomik me progresin demokratik.

Kryeministri Kurti në Forumin e Prespës duke folur për raportet e Kosovës me BE-në SHBA-në dhe vendet tjera perëndimore, tha se jemi bashkë me BE, SHBA-në dhe NATO-n, sepse ne nuk kemi zgjidhje tjetër dhe nuk dëshirojmë të kemi tjetër zgjidhje.

“Besoj se BE është projekti  më i rëndësishëm politik i paqes e i përparimit në planetin tonë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha kryeministri Kurti, ndërkohë që shtoi se dëshirojmë të kontribojmëe jo vetëm të përfitojmë.

“Ne dëshirojmë të mbrojmë BE-në. Unë dëshiroj të besoj në bashkëpunimin transatlantik, ngase nuk më pëlqen evropiani antiamerikan dhe amerikani antievropian, por SHBA dhe BE bashkë”, deklaroi mes tjerash, Kurti.

Kryeministri Kurti më tej foli për Policinë e Kosovës, si dhe institucionet tjera të sigurisë, si institucione më të mira në rajon, që janë të trajnuara nga vendet perëndimore.

“Prandaj jemi në këtë luftë të rëndësishme, por ne kemi nevojë për ndihmë për demokracinë tonë, që nuk ka asgjë të ngjashme me autokratët”, deklaroi kryeministri Kurti në Forumin e Prespës.

Forumi i Prespës, Kurti:Beogradi duhet ta deklarojë pavarësinë nga Kosova

Kurti, duke folur për të kaluarën për raportet mes Kosovës e Serbisë, ai përmendi luftën e zhvilluar para gati një çerek shekulli, po ashtu edhe situatën e tanishme, duke përmendur kidnapimin e tre policëve të Policisë së Kosovës, nga njësitë speciale të Policisë së Serbisë, në brendi të territorit të Kosovës, mes tjerash vuri në dukje se ata tani janë duke u përballur me gjykatën në Kralevë, nën akuzën për terrorizëm për armëmbajtje pa leje, etj., derisa policët ishin duke kryer detyrën e tyre në pengimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në brendi të territorit të Kosovës.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Serbia ka një traditë të këtillë të rrëmbimit”, deklaroi Kurti, derisa kujtoi edhe ngjarjet e ngjashme që nga viti 1999 e këndej.

“Ajo çfarë neve na duhet është se Beogradi duhet ta deklarojë pavarësinë nga Kosova, nga Maqedonia, nga Mali i Zi, nga Kroacia dhe, kuptohet nga Bosnja e Hercegovina, të cilën Serbia e njeh ‘de jure’ por jo edhe ‘de facto’”, tha më tutje Kurti, teksa shtoi se jemi në një moment problematik pro me marrëveshjen bazë që jemi  dakorduar për normalizim të marrëdhënieve që bazohet në njohjen ‘de facto’.

Kryeministri Kurti vuri në dukje në mënyrë kronologjike,që nga nëntori i vitit të kaluar kur policët serbë të Policisë së Kosovës, me urdhër të Beogradit, dhanë dorëheqje, duke vijuar me dorëheqjen edhe katër kryebashkiakë serbë, për të ardhur te koha e zgjidhjeve për ato komuna, ku Lista Serbe ka bojkotuar e deri te zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut, që, sikundër tha kryeministri Kurti, ato zgjedhje kanë sjellë kryetarë të rinj por me legjitimitet të dobët. Pastaj foli për situatën e krijuar pas zgjedhjeve që ende është e tensionuar, por që kryeministri Kurti ofroi zgjidhjen për të dalë nga kjo situatë.

“Ne mund të kemi zgjedhje të parakohshme, por që duhet të përgatisim situatën në terren, që do të thotë sundim i ligjit”, deklaroi Kurti, duke shtuar se nuk do ta dorëzoj Republikën Demokratike në duart e një policie fashiste, të ekstremistëve të dhunshëm, bandave kriminale.

Më tej Kurti përmendi arrestimin  e Millun Milengkoviq- Llune, me ç’rast kanë reaguar dhunshëm kriminelë, por që, u shpreh ai, nuk do të dorëzohemi, derisa shtoi se kriminelët kanë plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it, policë , si dhe gazetarë, dujke shtuar se ata do të përballen me drejtësinë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Kurti tha se nuk barazon kriminelët me popullin, duke vënë në dukje bashkëpunimin me pjesëtarë të komunitetit serb si në nivelin lokal, ashtu edhe në nivelin qendror, duke përmendur zgjedhjet e tyre në funksione të  rëndësishme shtetërore.

“Ne dëshirojmë bashkëpunim të mirë me bashkësinë serbe, unë nuk jam kryeministër vetëm i shqiptarëve, unë jam kryeministër i Kosovës deh dëshiroj t’u shërbej edhe serbëve. Unë i pranoj ata kurdo që ata kanë kërkesë, por unë nuk mund ta kompensojë humbjet e shkaktuara të Serbisë si shtet për shkak të gjenocidit të Millosheviqit”, ka deklaruar ndër të tjera kryeministri Kurti.

Ai tha se duhet bërë dallimin ndërmjet kërkesave politike nga ato të krimit të organizuar dhe bandat kriminale, ndërsa sqaroi se krimin i organizuar është shumetnik.

E në këtë aspekt kryeministri Kurti tha se janë shkatërruar mbi 80 grupe kriminale të krimit të organizuar brenda kohës së qeverisjes së tij.

(E plotësuar) Forumi i Prespës, Kurti: Nuk jemi shtet i madh por jemi një shembull i madh

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Prespës foli për qeverisjen e tij në Kosovës, e cila është një qeverisje e mirë, një qeverisje social-demokratike, një kombinim të zhvillimit ekonomik me progresin demokratik.

Ai përmendi të arriturat në sferën ekonomike, rreth 7 për qind, pastaj rritja e eksportit dhe investimet e huaja, të cilat janë rritur dyfish, pastaj deficiti ndërmjet eksporti-importit ka shënuar ndryshim të madh, që dikur ishte 1 me 9, tani është 1 me 6.

Tutje, kryeministri Kurti përmendi  vlerësimin e qeverisjes së tij nga asociacionet tjera ndërkombëtare në aspekt pozitiv, si: Freedom  House, TI, Reporterët pa kufij, etj.

“Nuk jemi shtet i madh por jemi një shembull i madh që përparimi ekonomik dhe ai demokratik shkon krah për krah”, deklaroi kryeministri Kurti në Forumin e Prespës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *