Lajme

Kurti: Kidnapimi i policëve ishte i planifikuar me kujdes, NATO duhet ta gjykojë agresionin serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar kthimin e tre policëve që dyshohet se janë kidnapuar në territorin e Kosovës nga forcat serbe dhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se Prokuroria serbe ka hedhur akuzat për terrorizëm ndaj tre policëve, por se janë të ngritura ato për posedim të paligjshëm të armëve.

“Nuk dëshirojmë zhvillim ekonomik pa i pasur shqiptarët në qendër të kësaj si përfitues dhe pa konsideruar çdo gjë pa humbur dinjitetin dhe integritetin e qenies njerëzore. Në anën tjetër kemi fqinjin tonë që nuk na njeh, që nuk i njeh krimet e kryera në të kaluarën, që shkaktoi ndërhyrjen e NATO-s për të ndaluar gjenocidin e forcave të armatosura të regjimit të Millosheviqit para 24 vjetësh. Së fundmi, tre policë janë rrëmbyer në bashkinë veriore të Leposaviqit. Ata janë duke u përballur me gjykatën në këtë moment, në Kralevë. Prokurori ka hedhur akuzat për terrorizëm, por ka mbajtur ato për armëmbajtje pa leje. Ata ishin policë, ata janë rrëmbyer 1 km brenda kufirit të Kosovës”, ka thënë ai në Forumin e Prespës.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Kurti ka shtuar se Beogradi po kërkon që ta shpërbëjë sistemin e Kosovës, teksa ka përsëritur se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme por jo që ta ndalojë luftimin e bandave kriminale.

“Nëse na duhen zgjedhje të reja unë jap ofertën time gjeneroze që katër kryetarët nuk do kenë nevojë të mbarojnë mandatet e tyre, por mund të kemi zgjedhje të parakohshme. Por, që duhet të përgatisim situatën në terren dhe kjo do të thotë sundim i ligjit. unë nuk do të dorëzoj republikën demokratike ndaj një policie fashiste ndaj ekstremistëve të dhunshëm, ndaj bandave kriminale”.

Sipas Kurtit, NATO duhet ta gjykojë shkeljen e Marrëveshjes së Kumanovës dhe duhet të kërkojë rikthimin e zonës së sigurisë të paraparë me këtë marrëveshje.

“Duhet të kthehen këta policë dhe na duhet bashkësia ndërkombëtare që fuqishëm dhe qartë të gjykojë agresionin serb në Kosovë sepse me kidnapimin e policëve e shkeli nenin 4 të Marrëveshjes së Kumanovës dhe NATO duhet të gjykojë shkeljen e marrëveshjes dhe duhet të kërkojë që të kthehet siguria”.

Kurti ka theksuar se kidnapimi i policëve ishin i planifikuar.

“Mendoj se u tregua se ajo është bërë për shkak të urrejtjes ndaj Policisë sonë, por ky kidnapim është shumë me kujdes i planifikuar”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *