Opinion/Aktualitet

Mizoria e shkrimeve të tilla si ai i Ben Blushit, metaforat brutale të tipit “po ia ngul edhe unë një thikë pas shpine Albinit se e di unë se nuk i dhemb”

Nga Pavjo Gjini

Mizoria e shkrimeve të tilla si ai i Ben Blushit, metaforat brutale të tipit “po ia ngul edhe unë një thikë pas shpine Albinit se e di unë se nuk i dhemb, se e di unë se po e dëshiron vetë, se e di unë se Serbia po kthehet drejt Europës” i ngjajnë vendimeve gjyqësore për vdekjet e minatorëve në Bulqizë, se e kishin fajin vetë, se vetë e lypën me vdekë, se kompanitë veç ua përmbushën dëshirën, se s’kanë faj kompanitë, se s’ka faj Serbia, se perëndimi është i pagabueshëm, ai veç përmbush dëshirat e Albinit; shkrime që shpërfaqin një reduktim sadist të situatës komplekse me thika mbi supet e Albinit. Një publicistikë jo shterpë por plot pasion, me një tepri investimi e dëshire me ia ngul thikën pas shpinës, një publicistikë e investuar maksimalisht për me topit dhe asgjësue mendimin, një publicistikë brujtur në pezëm për çdo mendim e veprim autonom. Asnjë fjalë për Serbinë, veç vazhdimi i gjuhës së harbuar e harbute të Ramës për “shkelmat ndaj ndërkombëtarëve, krijuesve të shtetit të Kosovës” si me qenë Albini pushtues e zaptues i vendit të tij, si me qenë kolonizator në vendin e vet. Dhe e gjitha e pandehur në një besim konspirativ, po aq të fortë sa mbështetësit e teorive konspirative, logjika simetrike e mendimit veçse me një zhvendosje të vogël, teksa mbështetësit e teorive konspirative besojnë se agjentët e errët perëndimor bëjnë gjëra të mira për me realizue strategji të liga, Blushi është i bindur se strukturat euro-atlantike bëjnë gjëra të liga me realizue strategji të mira. Pamundësia për ta menduar e vepruar në situatë ia shton pasionin e pezmin për me asgjesue dikë i cili po mban qëndrime e po prodhon situatë të re, me gjithë rreziqet që sjell çdo veprim i vërtetë që ndryshon gjendje gjërash. Sa më e madhe heshtja ndaj veprimeve të Serbisë aq më e madhe ndërsyrja kundër qëndrimeve të Albinit. Një dëshirë e pamatë, primordiale, nga ato që Rene Girard i shpjegon në logjikën e Sakrificës dhe Flijimit, një dëshirë për t’i reduktuar dallimet te i vetmi veprues i dalluar, te Albini, dhe thikat e paqes mbi të, që të jetojmë pa zë, një paqe në heshtje, pa veprime e qëndrime, një paqe e nihilizmit.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *