Ministri Aliu publikon video ku Vuçiqi pranon se policët ishin në territorin e Republikës së Kosovës
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka shpërndarë një video ku tregon se Vuçiqi vetë e pranon se policët e rrëmbyer kanë qenë brenda territorit të Republikës së Kosovës.
“Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në zonën Tresava-Batnjik pa miratimin e KFOR-it, sidomos me tyta të gjata”, tha Vuçiq me 14 qershor në Radio televizionin e Serbisë (RTS).
Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.
“Për çfarë kanë ardhur tre njerëz në territor alternativ? Atë vend e mbron KFOR-i. Mundeni edhe ju, por vetëm me KFOR-in. KFOR-i u ka kërkuar që të shkojnë bashkë, por ata nuk e duan më KFOR-in“, thotë ndër të tjera Vuçiqi.
Postimi i plotë:
Vuçiqi e pranon se policët e rrëmbyer ishin në territorin e Republikës së Kosovës.
Ai deklaron se ata do të duhej të ishin të shoqëruar nga KFOR-in në atë zonë.
Është e qartë se në mandat të KFOR-it është territori i Republikës së Kosovës dhe pavarësisht se a do të duhej të ishin të shoqëruar apo jo nga forcat e KFOR-it, i bie se policët ishin në territor të Republikës së Kosovës në momentin e rrëmbimit.
Rruga Press