Opinion/Aktualitet

E japim Edi Ramën në këmbim të tre policëve të kidnapuar

Shkruan Abedin Ismaili

Sa më shumë kryeministra shqiptarë aq më shumë “shërbyes” të Vuçiqit, shqiptarët mbjellin Vuçiqi korrë. Urojmë që fara e kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Malit të Zi mos të shtohen në Maqedoninë e Veriut. Rama e Abazoviçi mund t’i shërbejnë Vuçiqit çaj e kafe por asesi interesa kombëtare shqiptare.

Situata në Kosovë po shkon drejt përshkallëzimit, shkaktari kryesor për krejt këto ngjarje e këtë situatë të krijuar është mos unifikimi i shqiptarëve. Shumë shqiptarë anekënd rajonit në pozita vendimmarrëse, por për fat të keq rrallë herë vendime marrin. Por, kur marrin shkretojnë e gabojnë rëndë. Vendimi i Rames për anulimin e takimit bilateral në Gjakovë është më shumë se skandaloz.
Por, që Rama vepron kundër interesave të Kosovës e ka dëshmuar edhe më herët. Rama i do vetëm ata që janë nëpër burgje, këta që janë në liri i urren sepse lira e tyre është cenim i lirisë së tij për tu bërë kapadai.

Edi Rama, një kryeministër i cili e ka dëshmuar që mungesa e mendjes e bënë të vuaj për vëmendje. Veshjet e tij të “palaços” janë të njohura në rajon e në botë, por tani më nuk po i intereson askujt se si vishet Rama, madje edhe po shkoi lakuriq në takime nuk krijon habi, përshkak se edhe ashtu e ka zhveshur pozitën e kryeministrit të Shqipërisë nga petku i kujdesit për shqiptarinë.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Kryeministri trup gjatë e “mendje shkurt”, është bërë tellall i ideve të Vuçiqit për Ballkanin e Hapur e për izolimin e Kosovës. Ai përpos që nuk po e ndihmon Kosovën në arenën ndërkombëtare, po tenton ta dëmtojë me çdo kusht duke anuluar edhe mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, vetëm për të qartësuar pozicionimin e tij.

Rama ndryshe njihet edhe si kryeministri i parë në histori që ka paditë një kryeministër shqiptarë të Kosovës, pasi ky i fundit ia ka prishur tymin e duhanit mikut të tij, Vuçiqit. Kryeministri i Shqipërisë u bë vegël e presioneve, duke i bërë presion ish kryeministrit Haradinaj për idenë e dështuar për “shkëmbim të territoreve”, madje këtë presion e ka bërë edhe në prezencë të faktorit ndërkombëtarë, duke e vënë në siklet ish kryeministrin Haradinaj.

Ajo ide u varros, por kuzhina e Moskës me destinacionin eksportues Beogradin nuk ishte mbyllur punonte ende, ushqimi i radhës për “grazhdin” e Rames ishte ideja e një Ballkani të Hapur, për të cilën ide Rama ka bërë presion dhe po bënë ndaj kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit. Por, pas rezistencës së treguar dhe vendosmërisë së kryeministrit Kurti kundër kësaj ideje që cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës, Vuçiqi po krijon tensione në veri të Kosovës, e Rama po anulon mbledhjet me Kosovën.

Megjithatë, ka ende raste ku kuptohet se në shërbim të kujt është ky “zotëria” me seli në kryeministrinë shqiptare, bie fjala për rastin kur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në OKB thoshte që Serbia është satelit i Rusisë, Rama thoshte që Serbia nuk po shkon drejt Rusisë, mori anën e Perëndimit. Pa çka se ende Serbia mbetet shteti i vetëm në rajon që nuk po sanksionon Rusinë për agresionin në Ukrainë.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Shqipëria në krye me Ramen bëhet shteti i dytë pas Serbisë që çështjen e gjenocidit serb në Srebrenicë e vendosë në dilemë, dhe nuk pati votuar rezolutën që e dënon gjenocidin në Sreberenicë. Pra, Kuvendi i Shqipërisë pati dalë kundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Këto dhe shumë fakte të tjera besoj që bindin edhe votuesit e Rames që ta sakrifikojnë liderin e tyre, që me një veprim taktik ta lajë borxhin që e ka ndaj shqiptarëve në tërësi. Të paraqitet vet vullnetarë për këmbim, e pastaj prej Beogradit edhe nëse e dëmton Kosovën është më lehtë e pranueshme sesa prej Tirane.

Fundja, nëse Rama pranon të këmbehet me tre policët e kidnapuar do të kish qenë veprimi më i mirë e më i duhur dhe i vetmi në shërbim të kombit shqiptarë që nuk e ka bërë deri më tani. Nga ana tjetër, ky është këmbimi ideal, sepse nëse serbet kërkojnë për këmbim kriminelin serb kjo do të ishte humbje për Kosovën, pasi krimineli serb në qeli është më pak i dëmshëm për Kosovën se sa Rama në liri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *