Lajme

Drejtori i Bibliotekës në Gjakovë: Punuam deri në orët e mbrëmjes për të organizuar mbledhjen për dy qeveritë

Gjithçka ishte gati. Biblioteka e qytetit të Gjakovës, “Ibrahim Rugova”, ishte vendi ku pritej që sot të mbahej një takim i rëndësishëm.

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë pritej që të nënshkruanin rreth 13 ujdi që përfshinin arsimin, sigurinë, shëndetësinë e të tjera fusha.

Por, të martën pas orës 19:00, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryeministri shqiptar, Edi Rama dha lajmin se mbledhja mes dy qeverive do të anulohej.

Lexo më shumë  Nesër përfundon rinumërimi i votave

Për të qenë gjithçka gati për mbledhjen e planifikuar, ishte punuar deri në orët e vona të natës, tha për KALLXO.com, drejtori i bibliotekës së qytetit, Engjëll Berisha.

“Ka qenë çdo gjë gati. Edhe dje pasdite kur ka dalë kumtesa nga Shqipëria ne vazhdonim punimet. Kemi punuar deri në ora 10:00 të natës dhe është çdo gjë gati dhe jemi në objekt ku është e përgatitur vetëm me hy personalitetet”- ka thënë Berisha.

Lexo më shumë  Shifrat alarmante/ 18 biznese 'mbyllin qepenat' gjatë vitit 2025 në Shkodër. Mungesë e politikave mbështetëse

Këto janë disa nga fotografitë që tregojnë përgatitjet rreth ngjarjes së planifikuar për tu mbajtur sot.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *