Bota

Momenti kur trupat ukrainase zbarkojnë si çlirimtare në qytetin pranë Donetskut

Ushtria ukrainase ka çliruar Makarivkan, zonë në Donetsk, nëpërmjet kundërofensivës të nisur ditë më parë. Në pamjet e publikuara në Twitter, shihen trupat ruse që zbarkojnë masivisht në këtë lokacion me tanke dhe artileri të rënda.

Më pas, kur u futën në brendësi të zonës, ata shpalosën flamujt e brigadave të tyre.

Lexo më shumë  Hungaria zgjedh për president ish-kryetarin e Supremes, Andras Baka

Pamjet janë bërë virale në media. Si pasojë e luftimeve të gjata, ky qytet, që dikur kishte 345 mijë banorë, sot është bërë e pabanueshme.

Ukraina po synon që me kundërofensivë t’i çlirojë tokat e okupuara nga Rusia.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje që të mos ketë pritje të mëdha për këtë kundërofensivë.

Lexo më shumë  Japonia proteston ndaj vizitës së Putinit në ishujt Kuril/ Ministri i Jashtëm japonez: Territori na përket ne sipas së drejtës ndërkombëtare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *