Takimi me ambasadorët e QUINT-it, Kurti mban konferencë për media
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ndërsa kryeministri do të mbajë një konferencë për media në ora 11:00.
Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it qysh në orët e hershme të mëngjesit kanë shkuar në takim te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Takimi ndërmjet ambasadorëve të vendit të QUINT-it dhe kryeministrit Kurti po mbahet në objektin e Qeverisë.
Ndërkaq, Zyra për media e kryeministrit Albin Kurti ka bërë të ditur se Kurti do të mbajë një konferencë për media në ora 11:00.
Rruga Press