Lajme

Murati për moslejimin e shfaqjes së filmave shqiptarë në Bujanoc: Serbia duhet t’i ndalojë provokimet

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj moslejimit të shfaqjes së dy filmave shqiptarë në Bujanoc.

Murati, është shprehur se Serbia duhet të ndalojë menjëherë provokimet e saj, në  mënyrë që sipas tij të mos përshkallëzojë situatën.

Ai tha se shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të jenë të lirë të shikojnë filma në gjuhën e tyre.

Lexo më shumë  Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës

“Serbia duhet të ndalojë menjëherë provokimet e saj për të përshkallëzuar situatën. Përdorimi i politikave represive të Millosheviçit ka dështuar në të kaluarën. Do të dështojë përsëri. Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të jenë të lirë të shikojnë filma në gjuhën e tyre”, u shpreh tutje ai.

Rruga Press

Lexo më shumë  FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *