KryesoreLajme

Konjufca për draftin e Ramës: S’do duhej ta bënte pa folur me Kurtin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar të gabuar veprimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili u ka dorëzuar një draftstatut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Siç u shpreh Konjufca, pas manifestimit të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Rama nuk do të duhej që të bënte veprime të tilla pa u ulur dhe sqaruar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk kanë kërkuar nga Rama që ta hartojë një draftstatut të Asociacionit.

“Jo nuk kemi interes, sepse mendoj që kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Kryeministri shqiptar tha se është sekret, por nënkryetari jonë tha se e ka parë. Shumë drafte kanë qarkulluar deri tash por asnjëri nuk ka pas efekt në Kosovë. Nuk besoj se nuk mund të paragjykoj për përmbajtjen. Në parim mendoj që është gabim pavarësisht përmbajtjes. Një defekt është në parim sepse kryeministri shqiptar nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulur me kryeministrin e Kosovës edhe pa i sqaruar të gjitha këto probleme së bashku. Ata takohen shpesh mendoj por ky ishte një veprim i anshëm”, ka thënë ai të shtunën. 

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Sa i përket paralajmërimeve të ShBA-së dhe BE-së për paralajmërim të sanksioneve nëse Kosova nuk i plotëson kërkesat për tejkalim të situatës në veri të vendit, ai ka thënë se institucionet e vendit janë duke punuar ngushtë me aleatët që kjo situatë të tejkalohet.

“Mendoj që institucionet tona dhe ministritë tona janë duke punuar ngushtë me aleatët edhe partnerët që kjo situatë të tejkalohet”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Për çështjen e draftstatutit të Ramës është pyetur edhe kryeministri Kurti e presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pas ceremonisë në Lidhjen e Prizrenit. Por të dy kanë refuzuar të përgjigjen. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *