Lajme

Sinani: Serbia fatkeqësisht po përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike dhe gjeopolitike

Shkruan Ardita Sinani, këshilltare politike e KM Albin Kurti për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Pushteti i Vuciqit është pushtet politikisht nacionalist, kulturalisht neokonservator dhe ekonomikisht neoliberal, që fshihet pas imazhit pro evorpian por që realisht ushqen një Serbi autoritare që shkel të drejtat e minoriteteve dhe të drejtat e njeriut. Fatkeqësisht po përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike dhe gjeopolitike.

Lexo më shumë  Çmimet e larta të naftës,qytetarët në Shqipëri paguajnë taksa për një litër, dyfishin e rajonit

Kemi qenë në pritje të rezultateve konkrete nga raportet e fqinjësisë së mirë Shqipëri-Serbi. Deri më sot asnjë rezultat për sa i përket çështjes së shqiptarëve në Luginë. Përkundrazi, vetëm përkeqësim.

Relaksimi i marrëdhënieve rajonale e sidomos midis Shqipërisë dhe Serbisë do të duhej të ndikonte edhe në përmirësimin e të drejtave dhe të ekonomisë së shqiptarëve ne Luginën e Preshevës.

Lexo më shumë  Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025, rritje prej 30%

Tirana duhet që pa paternalizëm të kontribuojë në ngritjen e cilësisë dhe të angazhimit të politikës shiptare në rajon për interes të përgjithshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *