Bota ka nevoje me e dite qe ne veri te Kosoves nuk eshte problem komuniteti serb. Aty nuk ka perdorim te forcave policore kunder atij komuniteti. Aty i vetmi problem eshte Beogradi zyrtar
Nga Ardian Gola
“Ne jemi deklaru qe jemi per liri dhe demokraci […] Ne momentin kur perdorim force ndaj komuniteteve tona, e humbim argumentin”, paska deklaru mbreme kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj. Konteksti i diskutimit ishte aktualiteti i veriut te Kosoves. D.t.th. perballja e policise se Kosoves me bandat e organizuara kriminale te Beogradit zyrtar, qe nuk duan te lejojne kryetaret komunale t’i kryejne detyrat e tyre kushtetuese, po interpretohet si perdorim i forces ndaj komunitetit serb.
Nderkohe e verteta cullak lidhur me serbet e Kosoves eshte se liria dhe demokracia, qe po na i permend z.Haradinaj, e serbeve eshte e cenuar vetem dhe vetem nga Beogradi zyrtar permes instrumentit politik qe ia ka garantuar dialogu i derivonshem me Serbine, pra Listes Serbe si dhe organizimeve kriminale, te cilat i aktivizon sipas nevojes ne terren, e te cilat z. Haradinajt dhe fatkeqesisht jo vetem atij, i duken si protestues te komunitetit serb.
Bota ka nevoje me e dite qe ne veri te Kosoves nuk eshte problem komuniteti serb. Aty nuk ka perdorim te forcave policore kunder atij komuniteti. Aty i vetmi problem eshte Beogradi zyrtar. Askush dhe bash asgje tjeter.
Kete theqafje diskursive, sic me endje e perdore z. Abdixhiku fjalen theqafje, duhet ta luftojme me cdo kusht. Ky eshte argument i Vucicit. Ne fakt nuk eshte argument aspak. Eshte, thene me se buti, nje lexim dhe vleresim gjuhesisht krejt i pavemendshem i situates nga politikanet tane, qe mund te perdoret nga Vucici per ta fuqizuar rrefimin e tij propagandistik, si dikur Millosheviqi, se serbet jane te pasigurt ne Kosove. Vetem imagjinojeni nje citim qe Vucic mund t’i bej neser z. Haradinaj.
E per me keq, kjo i vendos ne situate te ndieshme edhe miqte tane. Prandaj, nje pjese te arsyeve pse presioni ne raport me Kosoven per ceshtjen e veriut eshte krejtesisht i pabalancuar e gjej edhe te kjo retorike e pavemendshme politike.
Rruga Press