Lajme

“Largohuni nga Kosova. Ikni në Serbi!”/ Prokuroria e Beogradit ngre aktakuzë ndaj të riut serb që bëri thirrje për njohje të institucioneve të Kosovës

Prokuroria e Beogradit ka ngritur aktakuzë ndaj një 31-vjeçari, i cili u bëri thirrje qytetarëve në Zubin Patok që të largohen nga Kosova nëse nuk dëshirojnë të jenë në institucionet e saj.

31-vjeçari i identifikuar si Dushan K., akuzohet për veprën penale “Thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues” dhe rrezikon të shpallet fajtor nga gjykata serbe dhe të dënohet me 2 vite burg.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Sipas medias serbe “Nova”, prokuroria propozoi që të pandehurit t’i zgjasej masa e paraburgimit në mënyrë që ai të mos përsëriste veprën penale brenda një kohe të shkurtër.

Sipas prokurorisë serbe i riu iu bëri thirrje serbëve në Zubin Patok që të largohen nga Kosova nëse nuk i njohin institucionet e saj.

Më 18 mars 2023, ai i shoqëruar dhe nga disa persona të tjerë, u ka dorëzuar qytetarëve në Zubin Patok fletëpalosje ku shkruhej: “Nëse nuk doni të jeni në institucionet e Kosovës, largohuni nga Kosova. Ikni në Serbi!” dhe “Ndërroni targat, merrni dokumentet personale, shkoni në zgjedhje ose kthehuni në Serbi”.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *