SPAK-u urdhër-arresti për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako
Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë urdhër-arreste për disa ish-zyrtarë të bashkisë Durrës.
Mësohet se mes emrave për urdhër-arrestet është edhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.
Masa e arrestit ndaj Dakos ende nuk është ekzekutuar.
Në mënyrë jozyrtare është mësuar se bëhet fjalë për një procedim penal të hetuar prej kohësh lidhur me një ndërtim pa leje.
Dako është shpallur non grata nga SHBA që nga 2019 dhe atij dhe familjes së tij nuk i lejohet hyrja në SHBA.
Rruga Press