Lajme

Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se është arrestuar personi i cili e ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se të dielën i njëjti është ndaluar për kontrabandë me mallra, të hënën i është konfiskuar vetura e cila ishte në kërkim ndërkombëtar dhe sot është arrestuar për kërcënim.

Lexo më shumë  Gërvalla: Kosova duhet të jetë në Këshillin e Evropës

“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë. Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *