Bota

Pse shkatërrimi i digës ukrainase është katastrofik dhe a rrezikohet edhe Rusia

Ukrainës i ka shpërthyer diga e Nova Kakhovas në lumin Dnieper, duke shkaktuar rrezik të përballjes me përmbytje katastrofike. Kjo u bë e ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, që për këtë krim direkt ka akuzuar Rusinë.

Çka është kjo digë dhe pse ka kaq shumë rëndësi?

Diga përshkon lumin e madh Dnieper, duke mbajtur një rezervuar të madh uji. Ajo është 30 metra e lartë dhe qindra metra e gjerë, e ndërtuar në vitin 1956 si pjesë e hidrocentralit Kakhovka, e 18 metra kub ujë, raportoi TheGuardian.

Shpërthimi i digës mund të shkaktojë që një mur me ujë t’i përmbysë vendbanimet poshtë saj, duke përfshirë Khersonin, që forcat ukrainase e rimorën në fund të 2022-s.

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

Kreu i Khersonit u ka kërkuar banorëve të evakuojnë zonën, duke paralajmëruar se “uji do të arrijë në një nivel kritik në 5 orë”.

Uji nga rezervuari furnizuon Gadishullin e Krimesë në jug, që u aneksua nga Rusia në 2014-s, si dhe centrali bërthamor i Zaporizhzhias, më i madhi në Evropë.

Shkatërrimi i digës do t’i shtonte problemet e vazhdueshme energjetike të Ukrainës, pasi Rusia kaloi javë më parë këtë vit, duke synuar infrastrukturën jetike. Nëse gjendje përkeqësohet, mund të shkatërrohet sistemi i kanaleve të pjesës më të madhe të ujit të Ukrainës jugore, përfshirë edhe Krimenë.

A ishte kërcënuar edhe më parë?

Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, diga Nova Kakhovka ishte caktuar objektiv i mundshëm si për rëndësinë e saj strategjike, ashtu edhe për demin që do të shkaktonte shkatërrimi i saj. Ajo u kap nga Rusia në fillim të pushtimit të Moskës në shkurt të 2022-s dhe është mbajtur prej saj që atëherë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Në tetor, Ukraina ishte në mes të rimarrjes së pjesëve të mëdha të Khersonit të pushtuar. Presidenti Zelensky i kishte kërkuar Perëndimit të paralajmëronte Rusinë që të mos hidhte në erë digën, duke paralajmëruar se ajo do të përmbyste një zonë të madhe të Ukrainës jugore. Zelensky kishte pretenduar se trupat ruse kishin vendosur eksploziv brenda digës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *