Qeveria e Kosovës miraton nismën që avokatët të mund të punojnë në Kosovë dhe Shqipëri
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar nismën që profesioni i avokatit dhe ndërmjetësit në zgjedhjen e mosmarrëveshjeve të mund të ushtrohet në Kosovë dhe në Shqipëri.
“Qeveria e Republikës së Kosovës mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për njohjen e së Drejtës së Ushtrimit të Profesioneve të Avokatit dhe Ndërmjetësit në Zgjedhjen e Mosmarrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”- thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Tutje, është bërë e ditur që përmes këtij vendimi Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë duhet të zhvillojë negociata me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë me qëllim të finalizimit të tekstit përfundimtar të marrëveshjes.
“Marrëveshja ka si objekt përcaktimin e rregullave të zbatueshme në mundësimin e njohjes së të drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në të dy vendet, si dhe të të drejtave dhe detyrimeve që Palët marrin përsipër për arritjen e qëllimit, sipas kësaj Marrëveshje”- thuhet në njoftim.
Rruga Press