Lista Serbe i paska disa kushte me një fjalë po thonë që e kanë okupuar veriun dhe nuk e lëshojnë
Nga Xhevdet Pozhari
Lista Serbe i paska disa kushte për të marrë pjesë në zgjedhje:
– Kryetarët aktual mos të shkojnë në ndërtesa të Komunave;
– Të tërhiqet nga kjo zonë krejtësisht Policia e Kosovës;
– Të lirohen nga burgu kriminelët e burgosur në protesta;
– Të themelohet Asociacioni.
Pra, me një fjalë po thonë që e kanë okupuar veriun dhe nuk e lëshojnë.
Tash, krejt “mendjendriturit” që e sulmojnë Albin Kurtin, në thelb, me ose pa vetëdije, kërkojnë që të zbatohen kërkesat e Listës Serbe. Argumentin që e përdorin: Qashtu po kërkojnë ndërkombëtarët.
Jo, ndërkombëtarët nuk mund të bëjnë për ty më shumë sesa që ti je i gatshëm të bësh për vetveten! Ata nuk janë të verbër sa mos ta shohin këmbënguljen e serbëve dhe kërkesën e “mendjendriturve” që Albin Kurti të zmbrapset. Të tillët janë mësuar krejt punët të na i kryej Amerika. Ndërkohë, vet janë pasuruar, llomotisin për “demokraci” dhe janë të specializuar për ta shajt natë e ditë Albin Kurtin që mendon më shumë për shtetin sesa për vetveten.
Ndërkohë, Kryeministri Kurti mjafton ta ketë parasysh vetëm një lojë të Vuçiçit: Ai don luftë për t’i mbuluar dështimet e tij dhe për ta shuar pakënaqësinë e popullatës atje me qeverisjen kriminale dhe korruptive. Përpjekja e tij, si e çdo udhëheqësi serb fashist, është të mbulojë krizat me një krizë më të madhe. Kjo përputhet në plotni me kërkesën e Rusisë që Ballkani të bëhet vatër e re e konflikteve.
Në këto rrethana, mjafton që miqtë ndërkombëtarë ta kenë të qartë se jemi deri në fund pro-paqes, se jemi duke bërë përpjekjet maksimale që të shmangemi nga skenarët e rrezikshëm. Por, kjo nuk nënkupton se do ta presim me lule atë është sërish i etur për gjakun e shqiptarëve për arsyen e vetme raciste – se janë shqiptarë!
Rruga Press