Bota

Tubimi më i madh që nga rënia e komunizmit/ ‘Shpërthejnë’ protestat në Poloni, mijëra qytetarë mblidhen në Varshavë kundër qeverisë

Në radhë të ngushta protestuesit shkuan në qendrën e Varshavës duke mbajtur pllakate me mbishkrimin “Europa kërkojmë falje për PiS”, etj. Në protesta mori pjesë edhe nobelisti i paqes dhe ish drejtuesi i sindikatës Solidarnosc, Lech Walesa.

Kujtim i lëvizjes për demokraci në vitin 1989

Për protestën bëri thirrje ish-kreu i qeverisë dhe drejtuesi i opozitës, Donald Tusk nga Platforma Qytetare liberal-konservatore. Por edhe parti të tjera opozitare iu bashkuan thirrjes. 4 Qershori është një ditë e rëndësishme në Poloni. Në vitin 1989 në këtë ditë u zhvilluan për herë të parë pjesërisht zgjedhje të lira, një triumf i lëvizjes demokratike dhe sindikatës Solidarnosc, që në të njëjtën kohë shënoi edhe fillimin e fundit të regjimit komunist. “Ne jemi këtu sot, që e gjithë Polonia, e gjithë Europa, e gjithë bota të shohë, se sa të fortë jemi, se sa shumë prej nesh janë të gatshëm të luftojnë për lirinë dhe demokracinë ashtu si para 40 vjetësh”, tha Tusk para demonstruesve.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Rezistencë kundër “Lex Tusk”

Protesta drejtohet edhe kundër një ligji të ri, që parashikon kirjimin e një komisioni hetimor për ndikimin rus. Kritikët akuzojnë partinë qeverisëse PiS, se me këtë ligj synon që pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të diskreditojë politikanë opozitarë për gjoja lidhje miqësore me Rusinë. Ky komision do duhet të vërtetojë, nëse të mandatuar të qeverisë në vitet 2007 deri në vitin 2022 kanë marrë vendime nën ndikimin e Rusisë, të cilat mund të kenë rrezikuar sigurinë e Polonisë. Mediat polake bëjnë fjalë për ligjin “Lex Tusk”, një ligj i bërë posaçërisht kundër Donald Tusk. Ish-kreu i qeverisë polake, Tusk ka qenë nga viti 2007 deri në vitin 2014 kreu i qeverisë polake dhe konsiderohet si kundërshtari më i ashpër i kreut të PiS, Jaroslaw Kaczynski. Qeveria e PiS e akuzon atë, se ka nënshkruar me Rusinë marrëveshje gazi jo në favor të Polonisë. /DW/

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *