Protestë masive në Beograd – aktorë, studentë dhe qytetarë: Vuçiq ik
Në orën 18:00 ka filluar protesta e re “Serbia kundër dhunës” para Kuvendit të Serbisë, e pesta me radhë pas tragjedive në shkollën fillore të Beogradit dhe dy fshatra afër Mlladenovcit, ku mbetën të vdekur 18 persona.
Protesta e sotme mund të jetë edhe më masive për shkak të reagimeve të ashpra në opinion pasi përfaqësuesit e Partisë Progresive Serbe në pushtet në Kuvendin e Serbisë i quajtën “llum” aktorët që mbështesin protestuesit dhe kërkesat e tyre.
Këtë javë, aktorët publikuan një proklamatë duke i cilësuar si dhunë vlerësimet e përfaqësuesve të SNS-së, raporton nova.rs.
Në protestë u lëshua në ajër një poster me imazhin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe me shkrimin “Vuçiq ik”. Gjithashtu disa protestues mbanin në duar edhe fotografinë e politikanit të ndjerë nga Kosova, serbit Oliver Ivanoviq, i cili u vra vite më parë në Mitrovicë.
Organizatorët e protestës kërkojnë edhe shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq, drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin dhe pranimin e dorëheqjes së ministrit të Arsimit, Branko Ruzhiq.
Ndërsa Vuçiqi nuk ka dhënë shenja se do t’i plotësojë kërkesat e protestuesve.
Došli na "predčas". 17.43 pic.twitter.com/8KVab9N391
— Janko Veselinovic (@j_veselinovic) June 3, 2023
Dolaze studenti s Trga republike ❤️✊ pic.twitter.com/PVzSGBQbzh
— Danijela Vujošević (@Danie_Lela) June 3, 2023
Rruga Press