Lajme

E arrestuar nga SPAK, sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë ishte gjobitur nga KQZ për shpërndarje të sloganeve të PS-së

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet dhe bashkë me të edhe një tjetër punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto ka rënë në pranga për të njëjtën akuzë. Dy zyrtaret e Shëndetësisë kanë qenë në përgjim dhe janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e sotme.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Dyshohet dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë lekë, ndërkohë Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar për rastin.

Arrestimin e Joana Duros e paralajmëroi pak më parë dhe kryeministri Edi Rama gjatë takimit falenderues në Tiranë, ku u shpreh se një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë.

Por emri i Duros nuk është i panjohur për medien. Pak kohë më parë, Duro është gjobitur nga kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pasi ajo kishte shkelur kodin zgjedhor, duke përdorur faqen zyrtare të institucionit në Facebook, për shpërndaje të sloganeve politike të Partisë Socialiste.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *