Kurti: Nëse ndërtesat e komunës nuk janë për kryetarët për kë janë. Qe nga 99’ ka struktura ilegale paralele atje, nuk mund të krijojmë ne struktura paralele
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se protestat në veri të vendit janë protesta të njerëzve që e adhurojnë kriminelin e luftës, Slobodan Millosheviq, e jo për zgjedhje të reja në ato komuna.
Kurti para deputetëve ka theksuar se pushteti nuk mund të merret me sulme e mjete të dhunshme.
“Ata që po na kritikojnë nga Beogradi se legjitimiteti qenka i vogël ata vetë s’kanë legjitimitet. Serbët e Listës Serbe e kanë legjitimitetin zero. Thirrja për bojkot, janë vendime të gabueshme me qëllime të këqija për të cilat ata duhet t’i bartin pasojat jo ne. Në Kosovë pushteti mund të merret vetëm me zgjedhje jo me granata, plumba, shok-bomba e me sulme ndaj KFOR-it policisë e gazetarëve. Këto nuk janë protesta për zgjedhje të reja por protesta të njerëzve që e adhurojnë Millosheviqin”, ka thënë Kurti.
Ka shtuar se situata në veri nuk ka qenë normale as para 20 vjetëve.
“Nëse ndërtesat e komunës nuk janë për kryetarët për kë janë. Qe nga 99’ ka struktura ilegale paralele atje, nuk mund të krijojmë ne struktura paralele. Ne nuk do të duhej ta respektojmë shtetin tonë më pak sesa që po e bëjnë ndërkombëtarët. Policia e Kosovës është më profesionalja në rajon. Andaj situata është e pakrahasueshme kushdo që i bën nganjëherë me vendet tjera. Unë karshi demokratëve jam demokrat por karshi ekstremistëve nacional shovenist jam sovranist. Situata në veri nuk ka qenë as para dy javë as para 20 vjetëve normale”.
Kurti ka deklaruar se Millosheviqi ka pasur dy zgjedhje dhe ai ka zgjedhur të ketë pak serbë në një pjesë të Kosovës.
Rruga Press