Kurti: Beogradi zyrtar, autor i eskalimit në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë si autore për eskalimin dhe tensionimin në veri të Kosovës ditët e fundit, që kur kryetarët e rinj të komunave në veri hynë në objektet komunale me ndihmën e Policisë, për të ushtruar detyrat e reja.
Në debatin parlamentar për situatën e fundit, Kurti ka thënë se Beogradi zyrtar ka mobilizuar grupe kriminale për ta eskaluar gjendjen.
Rruga Press