Bota

Liderja opozitare bjelloruse do të zhvillojë takime të nivelit të lartë gjatë vizitës në SHBA

Liderja opozitare bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya do të takohet me politikanë amerikanë gjatë udhëtimit të Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.

Ky udhëtim i liderët bjelloruse ka për qëllim gjetjen e mënyrave për ta zgjidhur krizën në Bjellorusi.

Zyra e Tsikhanouskayas tha se ajo do të qëndrojë në Uashington, Nju Jork dhe Kaliforni.

Itinerari i udhëtimit ende nuk është finalizuar, por zyra e saj për media tha se Tsikhanouskaya pritet të udhëtojë drejt SHBA-së më 18 korrik, ku do të takohet me politikanë, ekspertë dhe diasporën bjelloruse në SHBA.

Lexo më shumë  NASA gati për fluturimin historik në atmosferën e Diellit – a do t’i mbijetojë anija temperaturave ekstreme?

Një zyrtar amerikan është cituar nga AFP-ja të ketë thënë se Tsikhanouskaya do të takohet me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë gjatë vizitës në SHBA.

“Bota është inspiruar nga populli bjellorus – përfshirë edhe nga liderja bjelloruse Svetlana Tsikhanouskaya – e cila vazhdon që me guxim të kërkojë të ardhme për popullin e saj, që po përballet me represion”, tha ky zyrtar i paidentifikuar amerikan, raportoi AFP.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës

Njoftimi për këtë vizitë të Tsikhanouskayas në SHBA vjen në kohën kur forcat e sigurisë kanë bastisur shtëpitë dhe zyrat e disa gazetarëve të pavarur në mbarë Bjellorusinë, përfshirë edhe zyrat e Radios Evropa e Lirë në Minsk.

Tsikhanouskaya, e cila ishte sfiduesja kryesore e Alyaksandr Lukashenkas në zgjedhjet presidenciale të gushtit të vitit të kaluar ka thënë se “regjimi shkatërron çdo media që guxon të thotë të vërtetën lidhur me situatën në Bjellorusi”./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *