Lajme

Pavarësisht thirrjeve të institucioneve, qytetarët mblidhen tek Ura e Ibrit

Pavarësisht thirrjeve të Policisë së Kosovës dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, qytetarë të shumtë shqiptarë ia kanë mësyrë Urës së Ibrit në Mitrovicë për të marrë pjesë në protestën e cila u thirr në rrjetet sociale.

Sipas videove nga vendngjarja, shihen dhjetëra qytetarë të cilët janë grumbulluar para Urës së Ibrit me simbole nacionaliste shqiptare.

Lexo më shumë  Kandiq: Serbia synoi që shqiptarët të ishin 5 përqind në Kosovë; u dëbuan 800 mijë në vitin 1999

Një nga protestuesit ka thënë se nuk kanë dalë në mënyrë të organizuar, porse aty janë për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre për sjelljen ndaj policëve të Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it.

Ka shtuar se kanë dalë për të protestuar në mënyrë paqësore.

Më herët, Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm bën thirrje që të bojkotohet kjo protestë, e cila u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale ditëve të fundit.

Lexo më shumë  Gjenerallejtënant Jashari në Kroaci, kërkon që Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut

Sipas raportimeve, autoritetet e sigurisë po dyshojnë se kjo protestë është “organizuar nga persona të dyshuar jashtë Kosovës”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *